Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është në kërkim të votave, për të siguruar edhe një mandat tjetër në krye të ekzekutivit.
Ai dje është takuar me Emilja Rexhepin, Nenad Rashiqin dhe Elbert Krasniqin, partitë e të cilëve në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë marrë nga një mandat.
Kurti sot pritet të takohet edhe me kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje.
Ajo ka thënë se kërkesa për krijimin e një komune boshnjake mbetet prioritet për partinë e saj dhe është pjesë e diskutimeve për bashkëqeverisje.
“Po, patjetër. Nuk jam duke lëvizur prej vendimit që kemi marrë brenda partisë. Kërkesa është prej ditës së parë, edhe sot edhe nesër. Në fakt, nuk është kusht, por është pjesë e marrëveshjes për qeveri,” ka thënë Balje.
Pa Listën Serbe, Kurtit i mbesin 11 deputetë të cilëve mund t’ua kërkojë votën.
Kujtojmë se Presidentja Osmani e ka caktuar 15 prillin, si datë për seancën konstituive e Kuvendit të Kosovës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.