Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka shfrytëzuar shtesat për lehonat për të kritikuar qeveritë e kaluara se s’ia kanë dhënë atyre asnjë cent.
Ai sot ka shpërndarë një postim të djeshëm të vartësit të tij, Hekuran Murati, i cili përdori të njëjtën retorikë.
“Në Republikën tonë gjithmonë ka pasur nëna lehona dhe fëmijë. Por vetëm falë qeverisjes sonë do të ketë gjithmonë shtesa dhe mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët. Nënat e reja tash marrin 325.9 euro në muaj nga 170 euro sa merrnin deri në muajin e kaluar. E para katër vjetëve nuk merrnin asnjë cent mbështetje financiare nga shteti”, ka shkruar sot Kurti.
Murati dje njoftoi se është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona.
“325.9 euro/muaj, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar. Kur e mendon që deri para 4 viteve mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë 0, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kaluara”, tha Murati. dje. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.