×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Ndoshta mbledhjen do të duhej ta mbanin në këmbë, s’kemi kohë për të humbur

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 18:09

    E drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dytë, në të cilën është diskutuar dhe miratuar Rregullorja me të cilën përcaktohen fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive.


    Në hapje të mbledhjes së dytë të Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti, duke vlerësuar angazhimin e kabinetit qeveritar tha se e din që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë e që janë urgjente, por sot kemi një vendim që është më urgjent se tjerët e që është rregullorja e re për fushat e përgjegjësisë administrative e cila i hapë rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në Kryeministri e në ministritë e linjës si rezultat i fuzionimit që janë bërë në disa ministri.

    Ai shtoi se ndoshta këtë mbledhje mund ta mbanim në këmbë, sepse vërtetë nuk kemi kohë për të humbur sepse vendimet e rëndësishme që ju jeni duke i propozuar duhet të vijnë sa më shpejtë në tavolinën time.

    Rregullorja për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, e miratuar sot, është obliguese për Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, këshilltarët e jashtëm politikë, nëpunësit e punësuar në kabinete dhe nëpunësit civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Rregullorja përkufizon funksionet e Qeverisë në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi dhe kompetencat përmes miratimit të vendimeve me propozimin e anëtarëve të Qeverisë dhe institucioneve tjera në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi; miratimit të akteve juridike ose rregulloreve, të nevojshme për zbatimin e ligjeve; diskutimin e problemeve dhe miratimin e vendimeve për çështje të tjera që ajo i konsideron të rëndësishme në kuadër të kompetencave të saj; miratimit të vendimit për emërimet dhe shkarkimet brenda kompetencave të saj, si dhe kryen të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!