Albin Kurti pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka bërë të ditur se nuk e ka marrë mandatin e kryeministrit, dhe këtë duket se e ka bërë për të blerë kohë, pasi ende nuk po arrinë të ketë marrëveshje koalicioni me LDK’në.
Kurti duke mos pasur marrëveshje me LDK’në, po mundohet të i zgjatë procedurat e marrjes së mandatit të kryeministrit nga presidenti, edhe pse është shumë e qartë se kush është kandidati i partisë së tij për mandatar të qeverisë.
Ai tha se për takimin me Thaçin do të raportoj te kryesia e LVV’së, që më pas të ja propozojnë presidentit emrin e kryeministrit, shkruan reporteri.net.
Nëse Kurti sot do t’i propozonte presidentit emrin e mandatarit, atëherë do të fuste vetën në rrezik dhe prsion, pasi do t’i ngeleshin vetëm 15 ditë hapësirë për marrëveshje me LDK’në.
Me këtë veprim Kurti po blenë kohë, pasi LDK nuk po ngutet duke u sjellë paksa e hidhëruar me veprimin e LVV’së, kur e propozoi Glauk Konjufcën si kandidat për kryetar të Kuvendit, edhe pse nuk kishin marrëveshje koalicioni.
Në anën tjetër, presidenti po vazhdon me presionin e tij ndaj Kurtit, për ta bërë sa më shpejtë qeverinë.
Ai në një njoftim për media pas takimit me Kurtin tha se i ka dhënë atij afat 48 orë, që partia fituese, në këtë rast LVV të ja dërgojë emrin e kandiatit për kryeministër. /reporteri.net