Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, s’është përgjigjur në pyetjet rreth bllokadës në Kuvend në një ngjarje në Podujevë ku ai shkoi për të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të banimit të përballueshëm dhe social.
Kurti tha se “çështjet e bllokimit janë në Prishtinë”.
Kurti injoroi plotësisht pyetjet e gazetarëve, ndërsa foli për banimin social.
“Ato çështje të tjera të bllokimit janë në Prishtinë ne jemi për ndërtim këtu”, tha Kurti.
Kujtojmë se për të 18-tën herë, dje në Kuvendin e Kosovë ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.
Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë. Një tentim tjetër tjetër për konstituim do të bëhet nesër. /Reporteri.net/