×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Në Rio morëm një medalje, në Tokio 2, të fillojë puna që në Paris të marrim 3 e më shumë

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 22:13

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që Majlinda Kelmendi me përkushtimin e saj, e trasoi rrugën për Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqi, që e përcollën në Tokio.


    “Në Olimpiadën e parë në Rio, Majlinda solli medaljen e parë kurse në Olimpiadën e dytë për Kosovën në Tokio, Distria e Nora bënë histori duke sjellë dy medalje të arta. Medaljet e arta, krahas talentit kërkojnë disiplinë e motivim dhe teknikë të përsosur”.

    Kurti gjithashtu e ka përmendur edhe Driton Kukën të cilin e ka quajtur “trajner të medaljeve olimpike”.

    “Ai është trajneri i artë, Driton Kuka që me këmbënguljen e tij na bëri të gjithëve t’i kthejmë sytë nga xhudo. Tri medalje të arta nga tri gra, për dëshmua barazinë gjinore. Në Rio fituam një medalje, në Tokio dy dhe tani të fillojmë përgatitjet për tri e më shumë medalje në Paris”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!