Kryeministri Albin Kurti e ka filluar qëndrimin dyditor në Strasburg të Francës, me takimin me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian.
Kurti u takua me Lukas Mandl nga Austria, Michael Gahler, Rainer Wieland dhe Niklas Herbst nga Gjermania, Karlo Ressler nga Kroacia, Franc Bogoviq nga Sllovenia dhe Vladimir Bilcik nga Sllovakia.
EPP përbën grupin më të madh politik në Parlamentin Evropian.
Në takim u diskutua për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, në dhjetor të vitit të kaluar, dhe për aplikimin në Këshillin e Evropës, në maj të vitit të kaluar.
Kurti po ashtu theksoi rëndësinë e përkrahjes së Parlamentit Evropian në trajtimin sa më të shpejtë të aplikimeve të Kosovës dhe mbështetjes përgjatë gjithë rrugëtimit integrues.
Gjatë takimit u fol edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, mundësitë që paraqet dhe pritjet nga ai takim.
“Eurodeputetët dhanë vlerësimin e tyre pozitiv dhe shprehen mbështetjen e plotë ndaj reformave të qeverisë, përparimit demokratik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, transmeton Klankosova.tv.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputetët Mimoza Kusari-Lila, Fitore Pacolli-Dalipi, Jeta Statovci dhe Armend Muja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.