×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me ambasadorin suedez, flasin për marrëdhëniet bilaterale

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 19:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shkruan Reporteri.net.  

    Siç njofton kumtesa nga kryeministria, në takimin e parë këtë vit me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, Kryeministri Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë.

    Në takim u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit.

    “Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në kumtesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!