Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me fytyra të njohura publike nga bota e artit, kulturës dhe sportit në Kosovë.
“Sonte takova artistë, njerëz të kulturës e sportistë. Ishte mbrëmje shumë e këndshme. Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ e me më shumë kondicion. Të dyja këto të domosdoshme për Qeverisjen tonë të mirë. Ju falemnderit të gjithëve që jeni pranë nesh”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje Kurti tregoi arsyen se pse kultura, arti dhe sporti do të kenë një vend të veçantë në qeverisjen eventuale të tij.
“Ne duam më shumë art në kulturë dhe më shumë art që bëhet kulturë. Duam edhe më shumë sport, sepse duam më shumë argëtim e shoqërim dhe më pak sëmundje e pasivitet”, tregoi fituesi i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
“Me ide të mira e programe gjithëpërfshirëse, përcaktime të qarta dhe vullnet të paepur, bashkë do ta ndërtojmë shtetin për të gjithë e do ta përparojmë shoqërinë e të gjithëve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.