Kryeministri Albin Kurti ka thënë se disa pika të Marrëveshjes së Washingtonit janë problematike.
Ai tha se ish-presidenti Trump nuk e ka nënshkruar atë marrëveshje, që sipas tij, këto janë vetëm zotim e jo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Së pari ajo marrëveshje nuk është bërë përmes ish-kryeministrit Hoti dhe ish-presidentit Trump, por ka vetëm një nënshkrim në atë letër, pasi Trump s’e ka dhënë nënshkrimin. Zotimi i palës së Kosovës dhe Serbisë nuk është i njëjtë, është i çuditshëm ai tekst. Pika më e mirë ka qenë njohja e Izraelit dhe ajo tashmë është realizuar, shumica e pikave tjera janë problematike”, tha shefi i Qeverisë në RTK.
Kurse sa i përket raportit të ShBA-së rreth Liqenit të Ujmanit, Kurti tha se kjo çështje është mbyllur dhe se s’mund të vihet asnjëherë në pikëpyetje pronësia dhe sovraniteti i Kosovës.
“Ujmani është liqe artificial, nuk është natyror ku i ka rënë kufiri dhe i ka ndarë dy pjesë. Në këtë liqe Kosova është ajo që ka investuar dhe është kapitull i mbyllur në Ish-Jugosllavi. Kjo është mbyllur si çështje. Nuk mund të vihet asnjëherë në pikëpyetje pronësia dhe sovraniteti ynë. Ekspertët tanë janë duke i shqyrtuar të gjeturat dhe të përdorim argumentet që do të jenë në favor të konfirmimit të sovranitetit dhe shtetit tonë.”, u shpreh Shefi i Qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.