Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se nesër do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.
“Unë ja kam dhënë detyrë këshilltarëve ligjore, sidomos atyre në aspektin kushtetues që ta vlerësojnë ftesën e presidentit. Sugjerimi i tyre është që unë të shkoj dhe unë do të shkoj nesër në takim si kryeministër në detyrë, që ta paraqes qëndrimin tim, qëndrimin tonë dhe duke mos e konsideruar si konsultim për qeveri, meqenëse do të ishte një lloj shkelje e kushtetuese se nuk ndodheni në një situatë paszgjedhore”, tha Kurti.
Kujtojmë se Thaçi ftesën e parë për takim ia ka bërë Kurtit, ku siç shkruhet në të ora e pritjes në Kabinetin e Presidentit është ora 10:00 e ditës së mërkurë.
Gjysmë ore më pas Kurit, termini i orës 10:30 është i rezervuar për kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
E menjëherë pas Mustafës i vjen radha kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili do të pritet nga Presindenti në orën 11:00. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.