×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Gjermania: Për diasporën duhet të kujdesemi siç kujdesemi për fëmijët tanë

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 14:31

    Në Frankfurt të Gjermanisë po mbahet Kongresi i dytë Ekonomik i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.


    Në këtë kongres ku pritet të marrin pjesë mbi 600 firma të fuqishme shqiptare dhe gjermane, po qëndron edhe kreu i VV-së, Albin Kurti i cili edhe ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve. Kurti ndër të tjera aty ka folur edhe për sfidat me të cilat përballen prodhuesit kosovarë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka falënderuar diasporën kosovare që gjithmonë i është gjendur pranë Kosovës, në momente të vështira.

    “Si shtet duhet të mendojmë e kujdesemi për diasporën siç kujdesemi për fëmijët tanë. Kudo që ju jeni jemi pjesë e kombit, jemi bashkë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

    Në kuadër të këtij forumi ekonomik, do të mbahet edhe një panair me qëllim që t’i jepet hapësirë prodhuesve kosovarë për tregun e Evropës dhe të Gjermanisë.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Kurti ka qëndruar për vizitë në Francë, ku ka zhvilluar disa takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, ku është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!