×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga izolimi shkruan për tërmetin në Turqi

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 18:48

    Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Turqinë duke shkaktuar viktima, të lënduar e shumë dëme materiale.


    Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se është tronditës lajmi për tërmetin në Izmir të Turqisë dhe ishujt grek përreth.

    Sipas Kurtit, forcës shkatërruese të natyrës i del përballë vetëm solidariteti ndër-njerëzor.

    “Tronditës lajmi për tërmetin në Izmir të Turqisë dhe ishujt grek përreth. Forcës shkatërruese të natyrës i del përballë vetëm solidariteti ndërnjerëzor. Familjeve të viktimave, u shpreh ngushëllime të sinqerta. Familjeve të atyre nën rrënoja, uroj t’i nxjerrin të gjallë më të dashurit e tyre. Vendi ynë solidarizohet me Turqinë e Greqinë, dhe të gjithë ata që janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkruan Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!