Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po kujdesen që të jenë ura që i shton lidhjet e mërgatës me Kosovë.
Ai ka publikuar në Instagram një “story” nga takimi me shqiptarët në Oslo të Norvegjisë.
“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë ua që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë. E ne që po kujdesemi që të jemi ura që I shton lidhjet e mërgatës me vendin tonë. Sinergji që forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit. Bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla ishim të nderuar nga mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Oslo të Norvegjisë.”, ka shkruar Kurti.
Reporteri.net ka raportuar të enjten se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz kanë vënë në dispozicion të tubimeve elektorale, Ambasadat e Republikës së Kosovës nëpër botë. Ambasada e Kosovës në Norvegji ka bërë një njoftim për një takimin e Kurtit dhe zëvendëses së tij, Donika Gërvalla, në Norvegji, ngjarje që u zhvillua në prag të fushatës zgjedhore.
Kurti e Gërvalla e përdorin Ambasadën e Kosovës për fushatë tek miqtë e Kryeministrit në Norvegji