×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Peja kërkon zgjedhje të reja

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 23:39

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se e populli i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të reja.


    “Kemi pushtet të brejtësve që e gërryejnë buxhetin e shtetit dhe pasuritë e Kosovës. Brejnë e gërryejnë më dhëmbë të mëdhenj e të shumtë teksa prokuroria e Kosovës është bërë si një dhëmb i kalbur i republikës sonë, saqë kemi filluar të mendojmë që dhëmbi më i shëndoshë mbase ishte ai që u nxorr jashtë, z. Elez Blakaj”, ka deklaruar Kurti në vazhdën e takimeve me qytetarë që kësaj radhe u mbajt në qytetin e Pejës, kundër “PANhajnisë”.

    Ai më tej ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    “Kemi nevojë për zgjedhje të reja, sepse nevojitet një qeveri e re, e cila e ndalë dhe e ndalon korrupsionin, që e mbyllë kapitullin e kapjes së shtetit, që e orienton ekonominë kah prodhimtaria, që e lidhë arsimin me ekonominë, dhe, që themelon edhe Fond Sovran edhe Bankë Zhvillimore”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!