Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partisë Socialiste Evropiane (PES) në Rumani.
Ai shprehet i kënaqur nga kjo pjesëmarrje, dhe thotë se Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve, njofton Klankosova.tv.
Më tutje i pari i qeverisë thotë se Kosova është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta.
“Kënaqësi të marrë pjesë në konferencën PES dhe në takimin e liderëve dje në Bukuresht “Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë. Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në X.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.