Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën e rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e motit.
Përmes një postimi në Tëitter, Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre në tornadot që ndodhën në Kentucky.
“Ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura nga tornadot në Kentucky dhe falënderimet më të sinqerta për ata që vunë jetët e tyre në rrezik për të reaguar në kohë”, ka shkruar Kurti, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se ngushëllime për jetët e humbura ka shprehur dje edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.