×
  • Lajme
  • Lajme / Reagon kryeministri

    Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju

    Reporteri
    21 Dhjetor 2024 | 13:20

    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani

    “Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman në këtë kohë të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar Kurti.

    Për këtë sulm ka ngushëlluar mbrëmë edhe presidentja Vjosa Osmani.

    Deri më tani u raportua për pesë të vdekur, përfshirë edhe një fëmijë nga një sulm me veturë që u përplas me turmën në një treg të Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes – tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg ku tha se ndihet i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të personave që janë lënduar pasi një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, shkeli shumë njerëz gjersa po argëtoheshin.

    I dyshuari, një mjek saudit, u arrestua dhe rasti po hetohet nga autoritetet gjermane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!