×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Kurti dhe Sveçla në veri, vihet gurthemeli i nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit

    Reporteri
    25 Nëntor 2024 | 9:53

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka vizituar veriun.

    Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha kanë ndaluar në Zveçan, saktësisht në fshatin Izvor.

    Kurti theksoi se në objektin e ri do të shërbejë policia kufitare.

    Postimi i plotë:

    Të premten e javës së kaluar u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

    Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare.

    Punime të mbara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!