×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti njofton ambasadoren e Finlandës për pesë shtyllat e qeverisjes alternative të VV-së

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 22:34

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në një takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për situatën politike në vend para takimit në Uashington, pandeminë COVID-19 dhe përshtypjet e idetë që ka kjo parti karshi këtyre zhvillimeve.


    Kurti e njoftoi ambasadoren finlandeze Stjernvall për qeverisjen alternative të Lëvizjes që përbëhet nga pesë shtylla: ekonomi dhe financa, drejtësi dhe siguri, shëndetësi, mirëqenie sociale dhe sport, arsim, kulturë dhe rini si dhe politikë e jashtme, integrime evropiane dhe diasporë.

    Nga këto shtylla do të dalin idetë dhe propozimet konkrete mbi atë se si të dilet nga problemet e shumëfishta me të cilat po ballafaqohet vendi, thuhet në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall

    Në këtë takim u fol për situatën politike, përhapjen e shpejtë të Covid-19 që ka mbushur spitalet dhe po rrezikon si shëndetin ashtu edhe ekonominë në vend, për situatën në rajon pas zgjedhjeve në Malin e Zi dhe para bisedimeve të paralajmëruara në Uashington, dhe për përshtypjet e idetë që ka Lëvizja VETËVENDOSJE! karshi këtyre zhvillimeve.

    Kryetari Kurti e njoftoi ambasadoren finlandeze znj. Stjernvall për Qeverisjen Alternative të Lëvizjes që përbëhet nga pesë shtylla: Ekonomi dhe Financa, Drejtësi dhe Siguri, Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Sport, Arsim, Kulturë dhe Rini si dhe Politikë e Jashtme, Integrime Evropiane dhe Diasporë. Nga këto shtylla do të dalin idetë dhe propozimet konkrete mbi atë se si të dilet nga problemet e shumëfishta me të cilat po ballafaqohet vendi.

    Në fund Kryetari Kurti dhe znj. Sjternvall u dakorduan për angazhim të mëtutjeshëm në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve të mira bilaterale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!