Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka postuar një video përmes së cilës ka njoftuar për menaxhimin e situatës për parandalimin e virusit COVID 19.
Ai është fokusuar të ekonomia dhe asistenca sociale. Tha se të martën familjet me asistencë sociale do të marrin ndihma për dy muajt, marsin dhe prillin. Bile tha se prilli nuk do të llogaritet si i paguar, pra do të jetë ekstra mbështetje.
Kurti tha se Qeveria është e vetëdijshëm për humbjet ekonomike ne disa sektorë, por tha se do bëjmë plan emergjent për ndërmarrjet më të goditura.
“Rritja e importeve ditëve të fundit garanton se nuk do të ketë problem me furnizim me artikuj të nevojshëm ushqimorë e higjienikë”, tha ai në këtë video.
Sipas tij, po punohet që furnizimi me rrymë, ujë dhe menaxhimi i mbeturinave të mos paraqesin problem.
Për më shumë shikojeni videon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.