Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një konferencë për media që pasoi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ka lënë të kuptohet se partia e tij dhe LDK-ja do të shkojnë me një listë në zgjedhjet e ardhshme.
Kurti ka thënë se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me LDK-në në mënyrë që të kthehet shpresa në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo sipas tij, LDK ende nuk ka përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor dhe se gjithçka do të sqarohet në fillim të gushtit.
“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm, komunikim të përhershëm me LDK-në dhe natyrisht që në ditët në vijim do të bashkërendohemi për të mirën e Kosovës. Jemi të interesuar që ta krijojmë paraprakisht një subjekt që fiton lista ngadhënjyese që e kthen shpresën në Kosovë. Ka vullnet nga ana jonë për një bashkërendim drejt zgjedhjeve të reja. LDK ende se ka përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor. Në fillim të gushtit gjithçka do të jetë e qartë”, u shpreh Kurti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.