Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për dialogun me Serbinë dhe deklarimet e kryeministres serbe Brnabiq se Serbia s’e njeh Kosovën nëse e ka kusht anëtarësimin në BE.
Kurti ka thënë se në Bruksel nuk ka më zyrtarë që nuk e kuptojnë dhe nuk e pranojnë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të përfundojë me njohje reciproke, shkruan Reporteri.net.
“Është e qartë se tashmë dialogu me Serbinë nuk është i shtrirë në një proces të stërgjatur ku premtohet njohja e pavarësisë pas koncesioneve të ndryshme nga ana e Kosovës, siç ka ndodhur në dekadat e kaluara. Ka zyrtarë në BE që këtë e thonë më zëshëm, mirëpo nuk ka më në Bruksel të tillë që nuk e kuptojnë dhe pranojnë që normalizimi i marrëdhënieve nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.
Në këtë konferencë Kurti ka bërë të ditur se Komisioni i Venecias ia ka dhënë dritën e gjelbër, propozimit të Qeverisë së Kosovës për vetting në sistemin e drejtësisë dhe për funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.