Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Edison Jakurtin, zëvendësministër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.
Edison Jakurti është doktorant i shkencave ekonomike në Freie Universität Berlin. Më herët ai i ka përfunduar studimet e nivelit master për politikat e zhvillimit ndërkombëtar, me fokus në ekonomiksin aplikativ, në Duke University, dhe studimet themelore në drejtimin ekonomiks dhe statistikë në R.I.T.
Ka punuar si asistent hulumtues dhe asistent ligjërues në Duke University, si dhe këshilltar në Bankën Botërore në Washington, DC.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.