Kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë emra të mundshëm për presidentin e ardhshëm të Kosovës.
I pyetur për emrat konkretë, Kurti tha se procesi është tepër i rëndësishëm dhe i ndjeshëm dhe se fillimisht duhet të zhvillohen konsultime brenda subjekteve politike.
“Është proces shumë i ndjeshëm dhe vendim tepër i rëndësishëm. Pa shkuar ne në konsultime të subjekteve tona, në këtë fazë nuk mund të them më shumë se kaq”, tha Kurti.
Ai shtoi se diskutimet e sotme kanë qenë të përqendruara në kriteret, parimet, vlerat dhe kontributet që duhet t’i ketë figura presidenciale./Reporteri.net/