×
  • Lajme
  • Lajme / Vatikan

    Kurti: Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 18:39

    Në mesin e liderëve të tjerë botërorë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë kryesore mortore të Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit.

    Në këtë ceremoni morën pjesë qindra delegacione nga e gjithë bota dhe qindra mijëra qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Papa Françeskut. E pranishme gjithashtu ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu. Së bashku, ata bënë homazhe pranë arkivolit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.

    Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë, njofton Kryeministria.

    Në mesazhin e tij, kryeministri u shpreh se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!