×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti para ministrit italian: E domosdoshme është njohja e Kosovës nga Serbia, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 18:21

    Kryeministri Albin Kurti, tha se Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën, duke theksuar kontributin e tyre në dialogun me Serbinë.


    Shefi i Qeverisë tha se Italia vazhdimisht bën përpjekje për të na ndihmuar në liberalizimin e vizave për Kosovën.

    “Kemi zbatuar detyrat tona, dhe falënderojmë që Italia vazhdimisht bën përpjekje në njohjen e Kosovës nga vendet tjera dhe liberalizimin e vizave, andaj me Italinë kemi një miqësi të vërtetë. Zgjidhja e vetme është njohja e shtetit tonë dhe që e ndihmon edhe Serbinë nga mentaliteti i forcuar i Millosheviqit. E domosdoshme për ne është njohja e Kosovës. Nuk do të ketë përsëritje të tragjedive”, tha ai në Kuvend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!