Kryeministri Albin Kurti pas ardhjes së 24 mijë doza të vaksinës anti-COVID nga Aeroporti i Prishtinës ka thënë se vaksinimi do të fillojë menjëherë.
Ai ka paralajmëruar edhe marrjen e masave të reja, duke thënë se do të jenë të drejta dhe të shpejta.
“Koha të veprojmë, vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa vonesë. Masat do të jenë të shpejta dhe të drejta dhe të shmangim vdekjet si pasojë e Covid-19”, tha ai, shkruan Reporteri.net.
“Vendi ynë është i vogël dhe i varfër, ka nevojë për mbështetje të madhe nga të gjithë sidomos nga SHBA dhe BE që janë donatorët kryesorë të aleancës Covax”, tha Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.