Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me emisarin special të BE-së për dialogun me Serbinë, Josep Borrellin dhe sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet në Veri të Kosovës.
Kurti tutje ka shkruar se dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për de-përshkallëzimin e situatës në veri.
“Në bisedat telefonike sot me Borrellin dhe Stoltenbergun ne diskutuam sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë dhe nevojën për de-përshkallëzim në veri të Kosovës. Dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Serbët kanë bllokuar rrugët kufitare në Bërnjak e Jarinjë që nga e hëna, pasi që Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia.
Tash e tutje veturat me targa serbe kur futen në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme RKS në çdo pikë kufitare.
Qeveria e Serbisë ka mbi 10 vjet që aplikon këtë masë për targat e Republikës së Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.