×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pas fitores në Podujevë: Pse figurë është Agim Veliu?

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 23:03

    Zyrtarja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka folur për fitoren e partisë së saj në komunën e Podujevës.


    Ajo ka kujtuar kohën partitë tjera ishin skeptike se VV do të bëhet pjesë e Kuvendit, dhe arritjet e vazhdueshme më pas.

    Kurti thotë se partia e tyre e vlerëson shumë çdo votë, dhe sipas saj sikur humbësi, edhe fituesi duhet ta lexojë drejt vullnetin e përgjithshëm, shkruan Reporteri.net.

    Ajo kujton deklarimet e partive tjera kur thoshin se VV nuk ka figura për kryetar të komunave, ndërsa shton pyetjen: Pse figurë është Agim Veliu?

    Postimi i saj i plotë:

    Gjithë ditën më janë sjellë ndër mend thirrjet e para 2010-ës, kur LV ende nuk kishte marrë pjesë në zgjedhje. ‘Le të garojnë në zgjedhje e ta shohim’ thoshin. Ja e pamë. LV garoi. Pjesa tjetër e historisë së vonshme është shumë e bujshme.

    Tash po thonë: ‘Nuk është votë pro LV por votë kundër LDK’. Por gjithmonë është kështu: pak gabimet e tyre, më shumë puna jonë dhe fitore pas fitore. Çdo fitore e jona është se ata punuan mbrapshtë e ne drejt.

    Vitet e fundit thoshin se ‘LV është me figura të PDK-së’. Tash po thonë LDK e mundi veten, figura të LDK-së në LV. E vërteta është se shumë njerëz po i bashkohen LV-së, partiakë apo pavarësisht partish.

    Më herët përsëritnin: “LV nuk fiton në zgjedhje lokale”. Tash ne fituam pa balotazh. Çka do me thënë kjo për nivelin qendror?

    Edhe teza: janë veç komentues, nuk janë votues, ra poshtë.

    “Këto zgjedhje i fitoi Albini”. Po pse e thonë si kritikë se? Kjo nuk është kritikë për ne por për të tjerët.

    “Ka ndodhur një shkëputje me elektoratin”. Po këtu qëndron krejt arsyeja. Qytetarët janë njerëz. Të Podujevës apo të cilit do cep të Kosovës. Por për LDK-në janë elektorat. Veç elektorat.

    ‘Jo LV u gëzua shumë’. Ne e vlerësojmë shumë çdo votë. Një mesazh i tillë nuk injorohet. Sikur humbësi, edhe fituesi duhet me e lexu drejt vullnetin e përgjithshëm.

    “LV nuk ka figura për nivel lokal”. Pse figurë është Agim Veliu?

    Faleminderit Podujevë që na i kthjellësove shumë gjëra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!