×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti, pas fitores së Kosovës: T’i testojmë mikrofonat me “tre dy, tre dy”, jo më “një dy, një dy”

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 23:16

    Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, është treguar entuziast sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e Kosovës ndaj Irlandës Veriore, ndaj të cilës fitoi me rezultat 3:2.

    Kurti, duke folur para gazetarit, i ka propozuar atij diçka, që lidhet me përgatitjet teknike para transmetimeve televizive.

    Ai ka thënë se herave të ardhshme mikrofoni i televizionit duhet të testohet me shprehjen “3:2, 3:2”, dhe jo më “1, 2, 1, 2”.

    Kurti ka thënë se nuk mund t’i dallojë lojëtarët e Kosovës, kur është pyetur se cili ishte i preferuari i tij sonte.

    Po ashtu, kryeministri ka thënë se politika duhet ta ndjekë sportin kosovar, pas sukseseve të shënuara.

     

     

    Ndryshe, Kosova ka shënuar fitore sonte ndaj Irlandës Veriore. “Dardanët” shënuan tri gola, derisa pranuan dy. Kjo fitore i dedikohet legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, i cili sot ka përvjetorin e katërt të vdekjes.

    Ndeshja e radhës së Kosovës do të jetë kundër Greqisë, ku synon fitore për të dalë në krye të grupit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!