Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministri, Albin Kurti pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se kjo është pasojë e re e gabimeve të moçme.
Ai e ka quajtur gabim votimin e Speciales.
“Pasojë e re e gabimeve të moçme. E di që Lufta e UèK-së është luftë e drejtë, luftë kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjencoid dhe se luftëtarët e lirisë edhe politikisht edhe historikisht janë në të drejtën e tyre”, tha Kurti.
Ai është shprehur se këto aktakuza do ta dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës.
Por kur u pyet a beson në pafajësinë e Hashim Thaçi, Albin Kurti I bishtëroi pyetjes dhe tha se beson në pafajësinë e luftës së UÇK-së.
“Unë besoj në pafajësinë e UÇK-së dhe mendoj që Kosova është dashur qysh moti ta ketë gjyqësinë e vet që do të hetonte krimet e luftës dhe paqes dhe mbi të gjitha ato që janë shkaktuar nga Serbia”, tha Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.