×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pas takimit me ministrin grek: Marrëdhëniet Kosovë-Greqi po afrohen çdo ditë e më shumë

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 8:26

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar  për takimin që ka pasur dje me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

    Kurti pas këtij takimi ka shkruar se marrëdhëniet Kosovë-Greqi po bëhen më të ngushta, shkruan Reporteri.net.

    “Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti.

    Dedias gjatë qëndrimit në Kosovë është pritur edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës,(KiE), Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin.

    Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, është takuar edhe zëvendëskryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

    Në takimin zyrtar të dy delegacioneve, Dendias ka theksuar energjinë e re, pozitive dhe potencialin e Kosovës, për shkak edhe të moshës mesatare të ulët të popullsisë dhe reflektimit në politikat e Qeverisë, që mund të shërbejë si shembull edhe për Bashkimin Evropian./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!