×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita zyrtare

    Kurti pas vizitës në veri: Isha në vendin ku u vra polici ynë nga forcat paramilitare serbe

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 18:12

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për vizitën që ai ka zhvilluar sot në Veri. Ai bëri të ditur se ka qenë edhe në vendin ku rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit të kaluar, përcjell Reporteri.net.

    Kurti shkroi në platformën X, duke thënë se e ardhmja e Kosovës është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve.

    “Sot vizitova 4 komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë edhe vendin ku polici ynë, Afrim Bunjaku, u vra nga forcat paramilitare serbe në shtatorin e kaluar. E ardhmja e vendit tonë është e drejta dhe përgjegjësia e të gjithëve dhe do të punojmë bashkë për një të nesërme të ndritur”, ka shkruar Kurti në “X”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur paraprakisht edhe për çështjen e dinarit gjatë vizitës së tij në veri, ku theksoi sërish se Kosova nuk ka qenë dhe as nuk është kundër dinarit.

    Kreu i Qeverisë tha se Serbia mund të vazhdojë t’u dërgojë serbëve dinarë, por që e vetmja pagesë është me euro dhe ky është një vendim i BQK-së, e që është një institucion i pavarur.

    Kryeministri Kurti tha para gazetarëve se Beogradi po insiston në cash, sepse ska më Bankë Komerciale në Kosovë./Reporteri.net/.

    Kurti: Kosova s’ka qenë dhe s’është kundër dinarit, Beogradi po insiston në “cash” se paguan disa njerëz që nuk duhet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!