×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti kërkon që të lirohet njeriu që e kërcënoi: Le ta pres Vitin e Ri me familje

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 13:53

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar kërcënimin me jetë që e ka marrë publikisht përmes Facebook-ut nga kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.


    Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lë organeve të drejtësisë.

    “Janë organet e sigurisë që i vlerësojnë këto gjëra. Ashtu siç unë nuk jam John Kennedy, nuk është as ai Lee Harvey Oswald. Prandaj nuk mendoj që është një gjë e madhe”, ka thënë Kurti para mediave.

    Mbrëmë, Haxhi Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkroi një status me përmbajtje kërcënuese ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke e paralajmëruar këtë të fundit se “mund të vritet”.

    LVV ka dorëzuar kallëzim penal kundër Hotit në Polici, ndërkaq Polcia e ka arrestuar atë dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Teksa, tani Kurti ka reaguar edhe përmes rrjetit social, Facebook, i cili ka kërkuar që Haxhi Hoti të lirohet dhe ta pres Vitin e Ri me familjen e tij.

    “Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!