Kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e përurimit e ka quajtur projekt i rëndësisë së veçantë për qytetarët hapjen e pikëkalimit të përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bllacë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se krijimi i pikave kufitare Hani Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë-Jazhincë, janë pika të reja bashkëpunimi e shërbimi që lidhin dy shtetet dhe fuqizojnë fqinjësinë e mirë.
“Tani e tutje qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Ky model do të mundësoojë sistemin e policisë kufitare vetëm në hyrje”, tha Kurti.
Ai tretgoiu edhe sa qytetarët kaluan me tre pikave kufitare më 2024 .
“Vetëm gjatë vitit 2024 mbi 5 milionë qytetarë kaluan në tre opikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë të Veriut që dëshmon për lidhjet mes njerëzve tonë, por edhe për nevojën për lëvizje të lirë dhe të shpejtë si të qytetarëve ashtu edhe të mallrave”.
“Ka vite që qytetarët nga të dy anët e kufirit e kanë pritur këtë arritje, pritjet e tyre në tëdy anët e kufirit më në fund do të reduktohen dhe do t’i kontribuojë rritjes ekonomike të dy vendeve tona, shkëmbimit tregatar dhe lidhjes midis qytetarëve tanë”, tha Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.