×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për mikun e Putinit: Ishte interesant dhe i këndshëm në bisedë

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 23:11

    Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ka takuar nje grup gazetarësh që kryesisht njihen si kundërshtarë të mëdhenj të kryeministrit aktual Edi Rama.


    Me të përfunduar takimin, gazetari Andi Bushati është përkujdesur t’a shkruajë një shkrim si përmbledhje përshtypjesh nga takimi me Kurtin.

    Në disa rreshta, Bushati tregon se çka tha Albin Kurti për praninë e aktorit Gerard Depardieu në foton e përbashkët me Edi Ramën.

    Sipas versionit që jep gazetari në shkrimin e tij, duke transmetuar fjalët e Kurtit, ky i fundit ka thënë se Rama ‘e ka futur në takim me ‘stilin e tij të njohur’

    ‘Me stilin e tij të njohur, Rama e ka ndërprerë për pak kohë bisedën maratonë me Albinin, për të futur në zyrë aktorin e kontravers francez, Gerard Depardieu, që po xhiron një film në Gjirokastër. Madje në Facebook qarkulloi menjëherë edhe një foto, e dy “kryeministrave” me të’, shkruan Bushati, duke lënë të kuptohet se takimi me mikun e Putinit ka qenë disi i befasishëm.

    Mirëpo, tutje, ai tregon se çka tha Kurti për aktorin.

    ‘ E kotë të shikosh shqetësim për krisjen e imazhit të patriotit tek Albini: “Ishte interesant Depardieu dhe i këndshëm në bisedë” tregon pa drojë’, shkruan Bushati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!