Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar arritje të jashtëzakonshme organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë në vitin 2030.
“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve”, ka shkruar Kurti me të përfunduar votimi në Heraklion të Greqisë.
Pas përzgjedhjes me shumicë votash të Asamblesë së Përgjithshme të Komunitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që këto lojëra të organizohen në Prishtinë, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e quan një lajm fantastik jo vetëm për Prishtinën por për gjithë Republikën e Kosovës.
“Ky është lajm fantastik mbasi këto lojëra Mesdhetare do të jenë ngjarje e madhe sportive për krejt Kosovën”, thuhet në komunikatën për media nga Komuna e Prishtinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.