Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën nga përmbytjet në Spanjë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi “X”, Kurti ka shkruar se Kosova qëndron me qeverinë dhe popullin e Spanjës, të cilët po përballen me përmbytje shkatërruese.
“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të sjellë lehtësim”, thuhet në postimin e Kurtit.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se deri më tani janë regjistruar 51 persona të vdekur nga përmbytjet.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.