×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Raporti

    Kurti për raportin e korrupsionit nga “Transparency International”: Rankimi më i mirë ndonjëherë

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 15:44

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në Facebook pas raportit të korrupsionit nga “Transparency International”.

    Kurti tha se qeveria e drejtuar nga ai ka luftuar korrupsionin dhe se kjo reflektohet në raportin e kësaj organizate.

    “Kosova ngritet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në krahasim me vitin e kaluar – në total për 31 vende prej se kemi marrë drejtimin e qeverisë.

    Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht. Ky është rankimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar”, ka shkruar Kurti.

    KDI: Kosova shënon ngritje në Indeksin e Përparimit të Korrupsionit

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!