Gjykata Themelore në Gjilan i ka liruar nga akuza pesë të dyshuar për dhunimin e një 19-vjeçareje, me arsyetimin se “viktima ka pranuar të udhëtoj me taksi me të akuzuarin, përkundër se e ka ditur se ai është i gjinisë mashkullore.”
Ndër të tjera, në arsyetimin e kësaj gjykate, viktima cilësohet si “person me shprehi vërtetë jo të mira sidomos në aspektin moral.”
Gjykata konstatoi se “të jesh në një hapësirë banimi me persona të ri, vetvetiu nënkupton se viktima ka qenë e pajtimit që me ta edhe të lëshohet në aventura seksuale.”
Lidhur me këtë arsyetim, kryeministri, Albin Kurti shprehet i tronditur dhe thotë se kjo gjuhë është e papranueshme.
“Rasti i Gjilanit është edhe një dëshmi se sa e nevojshme është reforma në sistemin tonë të drejtësisë. Gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë viktima të normave… Gjuha e një aktvendimi të tillë është e papranueshme dhe unë jam i tronditur nga kjo gjuhë që është përdor. Unë nuk jam i njohur me rastin, por me atë që shohim, është e papranueshme…”, tha ai i pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.