×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Kurti për Urën e Ibrit: S’kam thënë se do ta hapi, nëse kam thënë, kam gabuar

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 22:11

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka gabuar nëse ka thënë ndonjëherë “unë do ta hap Urën e Ibrit”.

    Ai në Tëvë 1, ka thënë se beson që duhet të hapet e do të hapet.

    Por, Kurti thotë se nuk e ka thënë që të ketë fërkime me karabinierët italianë.

    Thotë se me karabinierët italianë bisedojnë vazhdimisht si të hapet kjo urë.

    “Unë kam thënë se duhet të hapet e do të hapet, nuk e di a e kam thënë ndonjëherë do ta hapim. Nuk e di a e kam thënë ndonjëherë. Në veten e parë njëjës do ta hapi, nuk  e di a e kam thënë, nëse e kam thënë kam gabuar sepse nuk kam thënë do ta hapi unë aty  me karabinierët italianë. Ne nuk dëshirojmë fërkime me karabinierët italianë dhe me shumë durim bisedojmë që të hapet ajo urë, unë besoj që do të hapet ajo urë sepse duhet të hapet. , ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!