×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për vdekjen e Kaidanow: E takova në 1998-tën, mirënjohës për shërbimin e saj

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 7:36

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë.

    Ai është shprehur se e ka takuar personalisht në vitit 1998, teksa tha se është mirënjohës për shërbimin e saj.

    “Thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të ambasadores Tina Kaidano2. Mbaj mend që e takova personalisht në vitin 1998, dhe dhjetë vjet më vonë, ajo u bë ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë. Ne jemi mirënjohës për shërbimin e saj”, ka shkruar Kurti në X.

    Diplomatja amerikane, Tina Kaidanow ka vdekur të mërkurën në moshën 59 vjeçare.

    Kaidanow shërbeu në një sërë pozicionesh të larta në Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes, duke luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

    Ishte e njohur për punën e saj si ambasadore e SHBA-së në Kosovë nga viti 2008 deri në 2009, ku shërbeu si ambasadorja e parë amerikane pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!