Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se për partinë e tij është dyfishuar mbështetja që nga 6 tetori i 2019-ës.
Kurti ka thënë se tani për tani nuk mund të deklarohen se kush mund të jetë partner i tyre në koalicion.
“Më duhet të them që prej 6 tetori, mbështetja për LVV është dyfishuar. LVV është me fuqishme së kurrë, pas mocionit të mosbesimit nga LDK është e pamundur të thuhet se këta do të jenë partnerë të koalicionit. Ne nuk mund të themi se ky është partneri ynë, por ky dyfishim na ka bërë të mendojmë se mund ta forcojmë Qeverinë me deputetë shtesë, mirëpo jo parti”, ka pohuar ai në RTV 21, përcjell Telegrafi.
Kurti ka theksuar se është absurde se si partitë politike së bashku me presidentin po duan të formojnë Qeverinë e re pa shkuar në zgjedhje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.