Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar masakrën e Serbisë në fshatin Kotlinë të Kaçanikut 26 vjet më parë, duke thënë se ishte krim shtetëror “i Serbisë së Sllobodon Millosheviqit”.
Kurti ka shkruar në Facebook se Serbia është fajtore për të gjitha krimet e kategorive juridike “të kryera në Kosovë, para dhe gjatë luftës” dhe se do të mbahet përgjegjëse dhe fajtore para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare.
“Sot janë bërë plot 26 vjet nga dita kur Jugosllavia e Serbisë së Sllobodan Millosheviqit, kreu një krim shtetëror në fshatin Kotlinë të Kaçanikut. Më 24 mars 1999, Brigada e Mekanizuar 243 e Ushtrisë së Jugosllavisë, së bashku me njësite speciale të policisë, e rrethuan fshatin Kotlinë. Mes malltretimesh, policia serbe fillimisht i vrau tre të moshuar të cilëve më pas edhe ua dogjën trupat”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.