Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se stafi i tij po e përgatit vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila siç tha ai, do të zhvillohet në fillim të vitit të ri.
Në një konferencë për media, Kurti tha se nuk do të njoftojnë për takime të veçanta pa u bërë programi i plotë i vizitës.
“Shefi i stafit të kryeministrit, Z. Luan Dalipi është duke e përgatitur vizitën time në SHBA në fillim të vitit të ardhshëm, mirëpo ne nuk do të njoftojmë për takime të veçanta pa u bërë programi i plotë”, tha Kurti.
Kurti në shtator, në Kuvendin e Kosovës kishte thënë se gjatë nëntorit do të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më 20 shtator, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në seancën e Kuvendit se pse nuk ka shkuar në Asamblenë e Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Kurti tha se nuk ka pasur synim të shkonte atje, rrjedhimisht edhe s’ka aplikuar për vizë.
“Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”, kishte thënë kryeministri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.