Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka publikuar foto nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ku po e shikon lojën në mes Kosovës e Anglisë.
Ai sërish ka zgjedhur tribunën e lindjes dhe jo atë VIP, ndërsa shihet i rrethuar nga bashkëpartiakë dhe qytetarë, shkruan Reporteri.net.
“Më lart se kaq nuk është e mundur, sepse Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë. Njërën e pret Kosova, kurse tjetrën e pret Shqipëria. Rezultati në Prishtinë e ndihmon atë në Tiranë. Ju përshëndes nga tribunat e Lindjes në “Fadil Vokrri”. FORCA!”, ka shkruar Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.