Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur projektet që janë në zhvillim e sipër nga qeveria që ai drejton.
Kurti, në një video të postuar në Facebook, ka prezantuar përurimin e departamentit të prodhimeve të dokumenteve, qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, kampusin e ri të universitetit “Isa Boletini”, transformimin e gjinekologjisë, si dhe punën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
“Ditët me shumë aktivitete e javë dinamike. Punë intensive po zhvillohen gjithandej vendit disa prej të cilave i përuruam dhe vizituam javën që po e lëmë pas. Punë të mira e ndryshime të thella na presin në çdo sektor”, ka shkruar Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.