×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika pushtetit

    Kurti premtoi ndërtimin e 160 çerdheve e veç katër i bëri, LDK: Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 11:42

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, s’ka realizuar premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve të reja.

    Sipas Abdixhikut, gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, deri më tani janë ndërtuar vetëm 4 çerdhe, duke thënë se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Tutje, Abdixhiku ka shkruar se valuta e vetme në politikë është fjala e dhënë dhe zotimi i bërë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!