×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi i gjashtë

    Kurti pret komisioneren Von der Leyen në Qeveri, ia thekson se Kosova e ka pranuar propozimin evropian për Asociacionin

    Reporteri
    30 Tetor 2023 | 18:17

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ky ishte takimi i gjashtë ndërmjet Kurtit dhe Von der Leyen.

    Siç njofton komunikata e qeverisë, Kurti e ka falënderuar atë për përkushtimin ndaj agjendës evropiane të Kosovës derisa e ka njoftuar dhe për qëndrimin e tij karshi propozimit të BE-së dhe ShBA-së për marrëveshjen me Serbinë, transmeton Reporteri.net.

    “Duke i uruar mirëseardhje në ndërtesën e Qeverisë dhe kryeqytetin e Republikës, kryeministri Kurti falënderoi Presidenten e Komisionit Evropian, von der Leyen për përkushtimin e saj ndaj agjendës evropiane të Kosovës, teksa e njoftoi atë me rezultatet e deritanishme të qeverisjes, zhvillimet e fundit në vend, takimin e 26 tetorit me liderët evropianë dhe me qëndrimin e Kosovës në raport me propozimin e BE-së dhe ShBA-së për zbatimin e nenit 7, ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në komunikatë.

    Pranimin e Asociacionit, e ka kërkuar edhe vetë Von der Leyen pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani.

    “Të gjithë e dimë që të gjitha këto gjëra, hapa përpara e suksese vetëm nëse Kosova e Serbia do t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre. Ftojmë Kosovën të vlerësojë procedurën për pranimin e Asociaconit, dhe Serbia duhet të pranojë një njohje de-facto dhe dialogu i BE-së është i angazhuar në bisedime. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar para, jo vetëm për t’ju qasur planit për rritje, por edhe një të ardhshme që Kosova do të bëhet pjesë e BE-së”, tha Von der Leyen.

    “Ai e njoftoi edhe për projektet e ndryshme infrastrukturore, përfshirë ato të cilat tashmë kanë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, por edhe projekte tjera të cilat mund të përfitojnë nga mbështetja, sikurse është ai i hekurudhës Prishtinë-Durrës”.

    Kurti njëkohësisht ka kërkuar edhe ndëshkimin e Serbisë për agresionin e saj në Kosovë, më 24 shtator.

    “Në lidhje me sulmin terrorist, paramilitar dhe kriminal të 24 shtatorit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ekstradimit të Milan Radoicic në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim fer dhe të drejtë për veprat e tij, dhe në të njëjtën kohë domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Serbisë në mënyrë që sulme të tilla mos përsëriten”.

    Në takim u fol edhe për Planin për Zhvillim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, përfitimet e mundshme nga ai, si dhe për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përparësitë e tij për rajonin, përkatësisht Ballkanin Perëndimor. /Reporteri.net/.

    Von der Leyen: Kosova të pranojë Asociacionin, Serbia njohjen de-facto

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!